Modelet meshkuj vuajnë për rrogë të madhe

Modelët meshkuj paguhen 75% më pak se femrat, sipas një agjenteje të lartë modelësh.

Elizabeth Rose menaxhon modelë meshkuj në kompaninë e modës Premier, që ka ndihmuar të ndërtojë karrierën e modeleve të njohura si Naomi Campbell dhe Cindy Cravford.

“Mendoj që është e vetmja industri ku meshkujt paguhen më pak se femrat. Është e padrejtë për meshkujt, dhe nuk do thoja se ka të bëjë me fuqizimin e femrave,” thotë Elizabeth.

Ajo thotë se një femër mund të paguhet deri në 40 mijë paund për të sfiluar në një shfaqje madhore. Ndërsa një model mashkull mund të marrë deri në 10 mijë paund mesatarisht.

Me mbarimin e Javës se Modës në Londër, modelet e Elizabeth po bëhen gati për në Milano dhe Paris.

Ajo thotë se situata me kalimin e kohës po ndryshon pasi reklamuesit gjithnjë e më shumë po kërkojnë meshkuj modelë.

“Një nga arsyet pse femrat paguhen më shumë, është se reklamuesit thonë se femrat shpenzojnë më shumë mbi produkte kozmetike”.