Modelja e njohur në një lidhje të re me bosin shqiptar

Pak kohë pasi modelja e njohur Françeska Jaçe u nda nga lidhja e gjatë me një biznesmen, duket se ka gjetur një histori tjetër dashurie.Françeska e cila u bë e famshme pas pjesëmarrjes në “Big Brother” duket se ka nisur një dashuri të re, që sipas “Prive” është me djalin e një prej njerëzve më të pasur në Shqipëri, Ramë Geçit.Andi Geci, i cili shquhet për jetën e tij luksoze ka hedhur një fotografi në rrjetet sociale që ka ngjallur dyshimet se është në një lidhje me modelen pasi edhe ajo ka hedhur fotografi thuajse të njëllojtë.Ndonëse deri tani nuk kanë dalë në një foto së bashku, dy personazhet kanë publikuar foto të ngjashme, në të njëjtat vende.