Modelja me shami që i “kalli” të gjithë (Foto)

Halima Aden, nga New York Fashion Week ky emër bëhet i njohur. Pas paraqitjes së dizajneve të reja të dizajnerit më kontrovers Kanye West, Aden kaloi në qendër të vëmendjes.

Duket se pas atij eventi, karriera e modelimit për Aden do të marrë hov.

19-vjeçarja Aden e cila është amerikano-somaleze, e lindur në një kamp në Keni, u vërejt nga IMG dhe parashihet të bëhet yll i modelingut.

“Dëshiroj të paraqes mesazh pozitiv për bukurinë dhe diversitetin, dhe tu tregoj vajzave të tjera myslimane se gjendet edhe një dhomë për ato” tha Aden për agjentët e biznesit.

Ajo në llogarinë e saj në instagram ka mbi 40 mijë ndjekës.