Moderatore vetëm me gjoksin jashtë? Tashmë dalin totalisht nudo

Prezantimi i lajmeve me gjoksin jashtë duket se është një metodë normale tashmë, pas risisë së moderimit nudo. “Programe që nuk fshehin asgjë”, është kjo logoja e përdorur në një kanal televiziv kanadez, ku moderatorët prezantojnë lajmet apo emisione të ndryshme tërësisht nudo.

Kujtojmë që spikeret shqiptare që japin lajmet në “Zjarr TV’ me gjoksin jashtë bënë bujë në media, për shkak se thyen një tabu, ndërsa audienca, si gjithnjë, u nda në kritikë e të paktë ishin mbështetësit e këtij rasti.

Gjithsesi, duket se tashmë “sfida” është bërë edhe më interesante, të shohim nëse kjo risi e dhënies së lajmeve nudo do të mbërrijë edhe në vendin tonë.