Momente frike, aeroplani ulet në pistën ku një tjetër po nisej të fluturonte (Video)

Momente frike në aeroportin e Sidneit, kur një aeroplan është ulur në pistë teksa një tjetër ishte duke u nisur për tu ngjitur lart, pasi një numër i madh pasagjerësh shkaktuan vonesa në aeroport.

Pamjet janë filmuar nga fotografi Tom Ferguson, i cili ka mbetur i shokuar nga distanca e vogël mes dy aeroplanëve në pistën e aeroportit.

“Në këtë video të veçantë, distanca mes një aeroplani “Jetstart Australia A320” që po bëhej gati të nisej dhe “Cathay Pacific Airbus A330″, i cili po ulej, ishte shumë e vogël, ndoshta në limitet e lejuara”, ka shkruar Ferguson bashkëngjitur me videon.

Ndërkohë një kontrollues i trafikuar në aeroport është shprehur se, “një aeroplan që është duke u nisur mund të përdorë të njëjtën pistë, para se një tjetër të bëjë uljen”, transmeton shekulli.

“Pamjet në video, fatkeqësisht japin një perspektivë false të distancës mes dy aeroplanëve. Ata ishin mjaftueshëm larg, duke përmbushur standardet e duhura”, ka shtuar ai.