Momente paniku dhe frike, shmanget tragjedia në Itali, shpëton nëna shqiptare me dy fëmijët

Një tragjedi e vërtetë është shmangur ditën e sotme në plazhin e Torrette, Marche, Itali.

Dy fëmijë të vegjël shqiptarë kishin shkuar në plazh bashkë me nënën e tyre, por që kanë rrezikuar të mbyteshin të tre, për shkak se nuk dinin të notonin.

Fillimisht dallgët kishin marrë me vete vajzën 6-vjeçare. Në ndihmë të saj kishte shkuar vëllai, pak më i madh, por edhe ai nuk kishte mundur të bënte gjë.

Menjëherë në det ishte futur nëna e tyre. Por edhe ajo duke mos ditur not nuk po arrinte do ti shpëtonte, e po rrezikonte të mbytej edhe vetë.

Në këtë kohë kishte hyrë në det një i afërm i familjes dhe i kishte nxjerrë në breg, ndërsa plazhistët e tjerë kishin njoftuar urgjencën.

Të tre kanë shpëtuar, por nëna dhe vajza 6-vjeçe janë në spital në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën, shkruan Corriere Adriatico.