Monaco paguan 100 milionë euro për Belotti?

Andrea Belotti pati një vit fantastik me Torinon ku u shpall edhe golashënuesi më i mirë në Serie A.

Ai është një ndër lojtarët më të kërkuar nga skuadra të ndryshme, por deri tani nuk është larguar nga Torino për shkak të pretendimeve të larta të klubit torinez.

Mediat italiane shkruajnë se Monaco është e gatshme të paguajë plot 100 milionë euro për sulmuesin italian.

Torino më herët pati bërë me dije klubeve të tjera se Belotti  nuk do të shitet për më pak se 100 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e tij e largimit.