Monaco tremb Arsenalin, ofron 50 milionë euro për Sanchez

E ardhmja e sulmuesit kilian ende mbetet në dyshim.

Alexis Sanchez është tema kryesore në skuadrën e Arsenalit, pasi që ai ende nuk ka vendosur nëse do të qëndrojë apo largohet nga ‘Topçinjtë’.

Sipas së përditshmes angleze The Sun, Arsenali ka pranuar një ofertë prej 50 milionë eurove nga Monaco, që me kilianin në skuadër synon ta rivalizojë Paris Saint-Germainin i cili ka transferuar Neymar nga Barcelona, transmeton KosovaPress.

Ndonëse trajneri Arsene Wenger, në çdo prononcim ka mohuar largimin e Sanchez, do të jetë dëshira e lojtarit ajo që do të përcaktojë nëse ai do të pranojë ofertën e Monacos apo do të mbetet edhe për një vit me ‘Topçinjtë’.