Morinë, arrestohet maqedonasi i shpallur në kërkim për drogë

Policia Kufitare e Morinës ka arrestuar një shtetas maqedonas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi.

I arrestuari është Dalibor  Apostolovski, 35 vjeç, lindur në Kumanovë-Maqedoni dhe banues në  SH.B.A.

Policia informon se: Arrestimi i këtij  shtetasit u bë pasi gjatë rregjistrimit në hyrje të stacionit PKM Morinë-Kukës, rezultoj shtetas ‘’i shpallur në kërkim ndërkombëtar’’, nga Republika e Maqedonisë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Kumanovë me Vendim Nr.K.br.414/11, datë 14.06.2013, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale të “Prodhimit, shpëndarjes tregëtimit  të lëndëve narkotike dhe psikotrope’’, parashikuar nga neni 215 i K.Penal, Maqedonas.

Materialet proceduriale do kalojnë për veprime të mëtejshme Proku