“Mos bo ashtu” – Reagimi i Haradinajt ndaj gjestit të Bahtirit (VIDEO)

Momente të çuditshme kanë ndodhur në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kadri Veselit, Ramush Haradinaj e Fatmir Limajt nga koalicioni PAN me Behgjet Pacollin e AKR-së që braktisti LDK-në dhe Alternativën me të cilat ishte në koalicion parazgjedhor.
Përpos momentit kur Veseli i thotë sekretarit të AKR-së, Rrahim Pacolli se “e ka sjellë kapitullimin sall” është një moment tjetër që përfshihet kryetari i Mitrovicës dhe nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, i cili para disa kohe kishte thënë se “do të hy në tabut para se të hy me PDK-në në koalicion”.
Në një moment, pasi ia uron Kadri Veselit, arritjen e marrëveshjes, Bahtiri ka një dëshirë dhe ia shprehë Haradinajt, raporton Insajderi.
“Po du me të kap përqafe”, i thotë Bahtiri, Haradinajt.
Përqafimi ndodhë por më pas Bahtiri komunikon diçka me Haradinajn. Nuk merret vesh se çfarë i thotë por Bahtiri shihet teksa ia bënë me gisht.
E kjo ngjallë reagimin e Haradinajt. Ai duket nervoz.
“Mos bëjë ashtu”, i thotë Haradinaj.
E fytyra e Bahtirit nuk duket aspak e lumtur pas këtij reagimi.