Mos i fusni asnjëherë domatet në frigorifer

Ndonëse domatet mund të jenë të stinës, ndodh që shumë prej nesh mos t’i shijojnë. Pas domateve pa shije mund të fshihen shumë arsye, por më e fundit e vërtetuar shkencërisht lidhet me frigoriferin. Nëse domatet qëndrojnë për ditë me radhë në frigorifer ato e humbin shijen.

Aroma e një domateje është një kombinim sherqernash, aminoacidesh dhe esteresh që kanë një shije të veçantë.

Studimet e mëparshme kanë treguar se disa nga këto të fundit humbasin kur domatet ruhen në temperaturë të ulët. Pasi studiuesit i ruajtën domatet për 8 ditë në 5 gradë Celsius vunë re që ndryshimet ndodhnin në nivel molekularë.

Edhe kur u vendosën më vonë në një mjedis të ngrohtë, vlera e këtyre gjeneve nuk u kthye në normalitet.