Mos i hidhni letrat e cigareve, shiten deri në 500 Euro për kg? (Foto)

Letra e përbërë me alumin e cila i mbështjell cigaret në pako, ka vlerë më të madhe sesa keni menduar
Sipas disa komentuesve në facebook, këto letra shiten deri në 500 Euro për kilogram, shkruan lajmi.net

Shumë nga ta kanë të ruajtura 1 deri në 2 kilogramë, por nuk po mund të gjejnë blerës.

Sipas disave prej tyre, këto letra shiten në Shkup ose Serbi, ndërsa një nga komentuesit në faqen “Shes Blej Gjithçka” në facebook ka thënë se mund të shiten edhe në kombinatin e duhanit në Gjilan.