Mos u lani çdo ditë

Shumë prej nesh e nisin ditën duke bërë dush, por kjo nuk është e këshillueshme nga studiuesit.
“Jemi të vetëdijshëm se nëse nuk lahemi për disa ditë, mund të ndihemi të ndotur dhe të mbajmë erë por rezulton se dushi na bën më shumë keq sesa mirë për shëndetin,”- thanë studiuesit e Genetic Science Centre.
Pastrimi i tepërt mund të dëmtojë bakteret, viruset dhe mikrobet e tjera që jetojnë në trupin e njeriut. Sipas studimit, shkatërrimi i ekosistemit mikrobial të trupit mund të shkaktojë sëmundje të rënda. Si rezultat, sistemi juaj imunitar dhe zemra mund të pësojnë tronditje të mëdha, shkruan Indipendent