Mos u shqetësoni nëse i dashuri ju thotë këto gënjeshtra

Të gjithë gënjejnë. Femrat gënjejnë për peshën, meshkujt për gjatësinë, të gjithë gënjejmë për diçka.

Këto gënjeshtra të vogla nuk e lëndojnë askënd, por cilat janë ato të mëdhatë? Nëse jeni në një marrëdhënie, ekziston mundësia që disa gjëra që ua thotë i dashuri juaj të mos jenë 100% të vërteta, por mos u frikësoni!

Këto janë pesë gënjeshtrat që ai sigurisht se ua ka thënë tashmë:

Nuk brengosem për ish-të dashurin tend. Çfarë dëshiron të thotë me të vërtetë: Ai brengoset.

“Të betohem, nuk e dija se ish-e dashura ime do të ishte aty”. Çfarë dëshiron të thotë me të vërtetë: Ai e dinte se ajo do të ishte aty, vetëm se nuk dëshironte të grindej me ju.

“Çfarë, kjo ora? Nëna ma ka dhënë”. Çfarë do të thotë: Ishte një dhuratë nga ish-e dashura e tij, por ajo është aq e mirë sa që ai nuk mund të mos e vendosë.

“Nuk ke pse vendosë grim, sepse je e bukur”. Çfarë do të thotë kjo me të vërtetë: E di se do të vonohesh të paktën 30 minuta për të bërë grim, kështu që ky kompliment i ndihmon atij.

“Po dal me shokë, do të jemi vetëm ne meshkujt, mos u brengos”. Çfarë do të thotë me të vërtetë: Çfarë bëjnë meshkujt kur bëhen bashkë? Ngacmojnë femra, sigurisht.