Mosha e mesme, më e rrezikuara ndaj infeksioneve seksualisht të transmetueshme!

Studimet e bëra se fundi kanë qenë shokuese, pasi që kane rezultuar se britanikët në moshë të mesme janë ata të cilët më se shumti rrezikohen nga infeksionet seksualisht të transmetueshme.Moshat të cilat duket se preken më se shumti nga këto infeksione janë prej 45 deri në 64 vjet, dhe tek femrat numri për 5 vitet e fundit është rritur për 45%.Ekspertet kanë thënë se ka shumë faktorë të cilët ndikojnë në rritjen e këtyre numrave. Një prej arsyeve që thuhet te jetë është rritja e madhe e numrit te divorceve, dhe si rezultat i kësaj personat prej moshës 45 deri n50, zakonisht ndërrojnë shumë partnerë pas ndarjes, transmeton KosovaPress.

Gjithashtu një faktor tjetër kyç është fakti që personat më në moshë kane tendencë të përdorin tableta stimuluese si p.sh Viagra, dhe neglizhenca e madhe ndaj infeksioneve.