Moti me diell dhe i ngrohtë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe më ngrohtë me vranësira të vogla lokale dhe me erë mesatare jugore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri në shtatë, ndërsa e ditës prej 19 deri në 25 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me erë të dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në një, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 21 gradë Celsius.

Të shtunën moti do të jetë me diell me vranësira të vogla dhe me erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në dy, ndërsa ajo e ditës deri në 21 gardë Celsius. Nga e diela do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut. Më shumë reshje të shiut priten natën drejt të hënës, kur vende-vende do të shoqërohen me vetëtima.