Moti me vranesira dhe shi

Moti në Maqedoni është kryesisht me vranësira me të reshura lokale të shiut. Fryen erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Temperaturë më e ulët prej -2 gradë Celsius është matur në Berovë. Në Mavrovë dhe Lazaropole 0 gradë Celsius, 1 në Vinicë, 2 në Kriva Pallankë dhe Pozharane, 3 në Kumanovë, Ohër, Dibër, Pretor dhe Gjurishte, 4 në Shkup, Prilep, Topollçan, Tetovë dhe Strumicë, 5 në Shtip dhe Manastir, 6 në Dojran, 7 në Gjevgjeli dhe 8 gradë Celsius në Demir Kapi.

Në orën 7 shtresa më e lartë e dëborës prej 17  centimetra është matur në Hanet e Mavrovës. Në 24 orëshin e fundit, më së shumti reshje të shiut kanë rënë, 6 litra në metër katror në Dibër, 4 në Pretor, 3 në Tetovë dhe Pozharane, 2 litra në metër katror në Mavrovë dhe Ohër dhe një në Lazaropole dhe Manastir.

Gjatë ditës do të jetë kryesisht me vranësira me shi të përkohshëm, ndërsa në pjesët malore dhe në disa vende më të larta me borë të përkohshme. Të reshurat do të jenë  me intensitet të vogël deri në mesatar dhe lokalisht pritet të bien mbi 10 litra në metër katror. Do të fryejë erë mesatare nga drejtim i ndryshueshëm. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 6 deri në 11 gradë Celsius.

Në Shkup, kryesisht me vranësira  me shi të përkohshëm dhe me erë veriore të dobët deri në mesatare. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 8 gradë Celsius.

Nesër paradite do të jetë me vranësira të ndryshueshme me kushte për shi të dobët lokal, pasdite vranësira do të zvogëlohet. Do të fryerë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e ditës sot dhe nesër do të jetë në rënie të lehtë. Pastaj vijon periudha e motit stabil, të thatë dhe relativisht të ngrohtë.