Moti, paradite me diell dhe pasdite me shi

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me erë të përforcuar juglindore. Pasdite dhe gjatë natës drejt të martës, nën ndikimin e një vale  të lagësht afatshkurtër por intensive do të ketë reshje shiu, fillimisht në pjesët perëndimore, ndërsa gjatë natës edhe në ato lindore. Në vendet më të larta reshjet do të jenë prej dëbore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 0 deri në 4, ndërsa ajo maksimale prej 6 deri në 16 gradë Celsius.

Nga e marta pasdite do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe më i ftohtë.