Moti, priten reshje të shiut

Sot pritet mot me reshje të shiut në pjesët perëndimore dhe veriore të vendit, ndërsa në zonat malore priten reshje të borës nga 10 deri 20 centimetra.

Në fushëgropën e Shkupit priten që reshjet e shiut të jenë kryesisht në orët e pasdite.

Të dielën, sipas DPHM, do të ketë stabilizim kalimtar, ndërsa prej të hënës do të mbajë mot i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të borës me intensitet të ndryshueshëm. Nga mesi i javës në vendet më të ulëta, posaçërisht në juglindje, të reshurat do të jenë të shiut. Në këtë periudhë temperaturat e ditës pritet të jenë në interval prej -3 deri 4 gradë Celsius.