Moti sot i ndryshueshëm dhe me erë

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira me erë të dobët deri në mesatare juglindore. Gjatë natës dhe të mërkurën do të ketë reshje shiu, të cilat në pjesët veriore dalëngadalë do të kenë intensitet mesatar.

Temperatura do të lëvizë prej 10 deri në 18 gradë. Në Shkup do të jetë mot i vranët me erë të dobët mesatare juglindore.
Temperatura do të arrijë deri në 17 gradë Celsius.

Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe relativisht i ngrohtë me erë juglindore mesatare, ndërsa reshje lokale të shiut priten të premten dhe të shtunën.