Moti sot i ndryshueshëm

Moti në Maqedoni paradite do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi të dobët lokal, veçanërisht në pjesët veriore. Pastaj do të jetë me diell dhe relativisht ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa në orët e mbrëmjes vende vende me erë të përforcuar perëndimore.

Temperatura minimale do të lëvizë prej 5 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalja prej 22 deri në 29 gradë Celsius.

Në Shkup paradite do të jetë me vranësira të ndryshueshme me, pastaj relativisht ngrohtë me vranësira të vogla mesatare dhe erë të dobët, ndërsa në orët e mbrëmjes edhe erë e përforcuar veriperëndimore. Temperatura do të lëvizë prej 10 deri 26 gradë Celsius.