Moti sot me temperatura të ditës prej 6 deri në 11 gradë

Temperaturë më të ulët prej minus tetë gradë është matur në Demir Kapi dhe në Strumicë, kumtoi Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike.

Në Manastir dhe Berovë janë matur minus pesë gradë, minus katër në Kriva Pallankë, Vinicë dhe Gjevgjeli, minus tre në Pripel, Lazaropolë dhe Kumanovë, minus dy në Shkup, Dibër dhe Dojran, minus një në Pretor, Krushevë dhe Mavrovë, zero në Tetovë dhe një gradë në Ohër.

Mëngjesi është me diell dhe i ftohtë, në pjesët veriperëndimore me vranësira mesatare. Fryn erë e dobët deri në mesatare veriore, veçanërisht në vendet më të larta dhe malet.

Siç informon DPHM, gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët mesatare e cila më shumë do të jetë e theksuar në vendet më të larta dhe malet. Temperatura më e lartë e ajrit do të lëviz prej 6 deri në 11 gradë.

Në Shkup mot i ngjashëm me vranësira lokale dhe me erë të dobët deri në mesatare veriore. Temperatura më e lartë e ajrit do të arrijë deri në 7 gradë Celsius.