Moti sot me vranësira dhe reshje të shiut

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me reshje të shkurta lokale të shiut, ndërsa më shumë reshje priten në pjesën juglindore të vendit.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej gjashtë deri 13, ndërsa ajo e ditës prej 14 deri 20 gradë.

Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri nëntë, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 20 gradë.
Në ditët në vijim do të mbizotëroj mot me vranësira të ndryshueshme me temperatura më të ulëta ditore, lokalisht janë të mundura reshje të shkurta të shiut, posaçërisht në pjesët perëndimore malore.

Të mërkurën do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut. Pastaj sërish pritet stabilizim i motit.