Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë të dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugor.

Nëpër disa fushëgropa dhe në luginat e lumenjve do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës, sidomos në orët e mëngjesit. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus pesë deri në një gradë, ndërsa ajo e ditës prej 13 deri 17 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me mjegull të dobët në orët e mëngjesit. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri minus tre gradë, ndërsa ajo e ditës do të ngjitet deri në 15 gradë Celsius. Deri të premten moti do të jetë stabil dhe i thatë me rritje të temperaturave ditore, ndërsa nëpër disa fushëgropa do të ketë mjegull të dobët. Të premten nga fundi i ditës dhe të shtunën pritet mbi rajonin tonë të kalojë valë relativisht e lagësht.

Do të ketë rritje të vranësirave dhe reshje të përkohshme të shiut, nëpër male në pjesën veriperëndimore të vendit do të ketë reshje të borës. Pastaj pritet stabilizim i sërishëm dhe ngrohje e gjendjes së motit te ne.