MOTIVET E SHËN VALENTINIT NË INSTAGRAM

Në Instagram Stories vjen dhe Shën Valentini, për t’i bërë më të personalizuara historitë që zhduken pas 24 orësh, rrjeti social ka krijuar ngjitësa speciale për ditën e të dashuruarve.

Pas atyre për festat e fundvitit, tashmë është koha e romantikeve, por jo vetëm, të lidhura me festë e të dashuruarve.

Mjafton të shkarkosh përditësimin e fundit në aplikacion për të zgjedhur mes modeleve për celularin tënd.