Motoçiklisti mbetet pa 1.500 euro për shkak të erës

 

Një motoçiklist 36-vjeçar ka humbur 1.500 euro derisa po ngiste motoçikletën e tij në një rrugë në jug të Gjermanisë, kur paratë nga qesja plastike në të cilën ndodheshin 9.000 euro, nisën të shpërndaheshin nga era, transmetojnë të hënën mediat botërore.

Rasti ka ndodhur gjatë fundjavës në një autostradë në veri të Munihut, derisa motoçiklisti po kthehej nga puna.  Kur e ka kuptuar se çfarë i ndodhi, motoçiklisti është ndalur dhe ka nisur të mbledhë paratë, dhe bashkëpjesëmarrësit tjerë në komunikacion ftuan policinë e Ingolshtatit, e cila për 45 minuta ndaloi qarkullimin në një pjesë të autostradës për t’i ofruar ndihmë.

Era megjithatë kishte bartur 1.500 euro.