Motrat që mashtronin në Facebook vajzat e reja: Doni të punoni si modele në Gjermani

Motrat që mashtronin në Facebook vajzat e reja: Doni të punoni si modele në Gjermani

Në vend është rikthyer debati nëse duhet legalizuar prostitucioni por që nga ana tjetër uniformat blu cdo ditë godasin rrjete të shfrytëzimit dhe trafikimit të vajzave për prostitucion.

Rasti më i fundit i cili ka të bëjë me motrat nga Skrapari, të cilat ishin “koka” e rrjetit. Ky rrjet u zbulua dy ditë më parë gjë që solli dhe arrestimin e grupit dhe zbulimin se si funksiononte ky rrjet, si vajzat e reja u mashtronin ne facebook nga motrat.

Por si funksiononte ky grup? Gazeta Panorama shkruan se motrat që kishin rol kryesor, u ndihmonin nga njëri prej djemve që tash edhe ai është i arrestuar. Me justifikim se do ti “punësonin” fillimisht në kryeqytet e më pas i nisnin drejt Gjermanisë, ato përzgjidhnin vajza.

Dy motrat, Ina dhe Armonela Qama u afroheshin vajzave që gjykoheshin se ishin të përshtatshme për punën që ato synonin dhe u bënin ofertën.

Joshja fillonte me idenë se ato do të punësoheshin në agjenci mode, por gjatë takimeve të mëvonshme dhe bisedave mes tyre, vajzat pranonin që të ushtronin prostitucionin.

Burime nga grupi hetimor thanë se pasi vajzat “kalonin provën” në një motele të ndryshme në Tiranë, dy motrat Qama u propozonin të njëjtën punë jashtë Shqipërisë.

Klientët i gjente Ardit Shmilli, që ishte bashkëpunëtori më i afërt i do motrave por edhe nga i arrestuari tjetër, Ledian Gjoni. Ndersa transporti  me taksi bëhej nga Zamir Hodo.