Motrat Williams në finalen e Australian Open

Serena Williams (L) and her sister Venus celebrate after beating Rennae Stubbs and Samantha Stosur 7-6, 6-4, in the Women's Doubles Final of the 2009 Wimbledon Tennis Championships at the All England Tennis Club, in southwest London, on July 4, 2009. AFP PHOTO/CARL DE SOUZA (Photo credit should read CARL DE SOUZA/AFP/Getty Images)

Motrat Williams, Venus dhe Serena, do të takohen në finalen e Australian Open 2017.

Dy tenistet amerikane kanë treguar edhe njëherë se mosha është numër dhe kanë arritur finalen e Grand Slamit të parë të vitit.

Kjo është hera e dytë që takohen motrat Williams në finale të Australian Open. Hera e parë dhe e vetme deri tash ka qenë në vitin 2003, transmeton Telegrafi.

Serena triumfoi kundër Mirjana Lucic-Baronit me rezultat 2:0, në sete (6-2 dhe 6-1) ndërsa Venus ngadhënjeu kundër Coco Vandewhege me rezultat 2:1, në sete (6-7, 6-2 dhe 6-3).

Kujtojmë se takimi do të zhvillohet të shtunën në mëngjes me kohën tonë lokale.