Mourinho befason me deklaratën pas humbjes

 

Jose Mourinho është shprehur i zhgënjyer me rezultatin por jo edhe më performancën e lojtarëve të tij.

Manchester United u mund 2:0 nga Arsenal në përballjen e vlefshme për xhiron e 36-të.

“Jam i zhgënjyer me rezultatin, por jo edhe me performancën e lojtarëve. Më pëlqejë paraqitja e tyre si individuale ashtu edhe kolektive”, ka deklaruar fillimisht Mourinho.

“Ne humbëm sepse nuk arritëm të shënonim edhe pse kishim mundësitë. Ata ishin me fat te golat. Nuk mund të kërkoj më shumë nga lojtarët që nuk kanë luajtur asnjë minutë për disa javë radhazi”.

“Ekipi ishte i mirë, i organizuar mirë, tentuam të fitonim, luajtëm mirë, u mbrojtëm mirë dhe Arsenal nuk ishte skuadër më e mirë se ne sipas mendimit tim”, ka shtuar trajneri portugez.