Mourinho kërkon yllin e Juventusit

Pas marrjes së Pogbas në merkaton e verës me shifrën rekord 120 milionë euro, Manchester United është hedhur në sulm për një tjetër yll të skuadrës së Juventusit.

Trajneri portugez Jose Mourinho kërkon të sjellë në “Old Trafford”, taletin argjentinas, Paulo Dybala, shkruan Mirror.

Duke parë që Rooney është drejt largimit në Kinë, pasi ka oferta të majme, në krye të listës së Mourinho është sulmuesi argjentinas i Juventusit, Paulo Dybala, i cili sipas raportimeve të mediave angleze mund të jetë objektivi i të kuqve për metkaon e verës.

Por, natyrisht që bardhezinjtë nuk kanë ndërmend të dalin “duarbosh” nga ky transferim dhe janë gati të përsëritin me United të njëjtën strategji siç bënë dhe me Pogba. Ditët në vijim, pritet që Dybala të rinovojë me Juventusin dhe më pas, gjatë merkatos së verës, mund të largohet drejt Premier League nëse oferta është e mirë.