Mourinho ofron 72 milionë funte në afatin kalimtar për këta tre lojtarë

 

Manchester United ka bërë gati 72 milionë funte për të transferuar treshen e Monaco – Tiemoue Bakayoko, Djibril Sidibe dhe Benjamin Mendy.

Strategu portugez është duke planifikuar transferimin e treshes së skuadrës nga Ligue 1, si pjesë e planit për revolucion tek Djajtë e Kuq.

Jose Mourinho shpreson të ketë në dispozicion 250 milionë funte për transferime gjatë afatit kalimtar veror.

Tekniku portugez është duke bërë gati ndryshime rrënjësore në Old Trafford, pasi edicioni i parë nuk i ka ecur siç e ka pritur.