Mourinho: Schweinsteiger do të qëndrojë te Man. Utd

Bastian Schweinsteiger do të qëndrojë te Manchester United dhe do të jetë pjesë e skuadrës në Europa League.Është vet trajneri Jose Mourinho, ai që e konfirmoi këtë pas ndeshjes me Ëigan, për “FA Cup”, ku mesfushori gjerman shënoi golin e fundit në fitoren 4-0 të “djajve të kuq”.

“Schweinsteiger do të qëndrojë me ne. Ai do të jetë në listën e Europa League, pasi tashmë janë krijuar hapësirat pas largimit të Depay dhe Schneiderlin. Nuk kemi shumë opsione në repartin e mesfushës. Schweinsteiger ka qenë dhe është një futbollist profesionist. Duke qenë se kemi shumë ndeshje për të luajtur, ai do të jetë një opsion për ne”, deklaroi Mourinho.