MPB Maqedoni: Jemi duke hetuar municionin e gjetur në Çair

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se kanë filluar të hetojnë municionin e gjetur në Çair të Shkupit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Përndryshe dje janë gjetur municion në një bodrum të një ndërtese në rrugën Vukovarska në këtë komunë.

Bëhet fjalë për municion të tipit: dy kova me fishekë, 31 granata dora të kalibrit 40 milimetra, 35 plumba dhe dy bomba.

“Sot, gjatë një kontrolli të kryer nga ekipet policore, është gjetur një sasi e konsiderueshme e municionit. Për këtë, është njoftuar Prokuroria Publike dhe po punojmë në zbardhjen e plotë të rastit”, thotë për Televizionin Shenja zëdhënësja e Ministrisë për Punë të Brendshme, Liza Bendevska, duke shtuar se kjo sasi e municionit është sekuestruar.