MPB shton masat e sigurisë: Ka informacione për sulme teroriste në Shkup

Ministria e punëve të brendëshme ka rritur masat e sigurisë ndaj institucioneve dhe objekteve me rëndësi të lartë pasiqë ka një periudhë që po merr informacione se kryeqyteti mund të jetë cak i ndonjë sulmi terorist, informon Zhurnal.

Madje, një pjesë e madhe e misioneve diplomatike të huaja në vend kanë kërkuar siguri shtesë përfshirë këtu ambasadën franceze dhe atë ruse derisa MPB ju ka vënë atyre në dispozicion të gjitha masat mbrojtëse përfshirë dhe atë fizike