Mrekullia, gjenden 10 persona të gjallë në hotelin e zënë nga orteku

Katër persona, dy gra dhe dy burra janë nxjerrë të gjallë nga gërmadhat e hotelit Rigopiano nëe Gran Sasso.

Personi i fundit që gjatë natës u nxorr i gjallë nga gërmadhat ishte një burrë. Në këtë mënyrë shkon në 10 numri i personave që u shpëtuan nga hoteli i zënë poshtë nga një ortek që ra mbërmjen e 19 janarit 2017.

Kjo mund të konsiderohet vërtet një mrekulli.
Dje katër fëmijë janë gjetur të gjallë në rrënojat e hotelit “Rigopiano” në Itali.

Ndërkohë mediat italiane shkruajnë se numri i të vdekurve ka shkuar në 4, dy gra dhe dy burra. Mbrëmjen e djeshme është nxjerrë trupi i pajetë i një gruaje

/Oranews.tv/