Muhamed Zekiri: Kryeminister i Maqedonise do te jete Zoran Zaev!

Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri përmes profilit të tij ka komentuar fillimin e bisedimeve midis LSDM dhe BDI për formimin e Qeverisë. Por ai në porosinë e tij ka shkruar se Zoran Zaev do të jetë kryeministër!

Sipas këtij mesazhi, bëhet e ditur jozyrtarisht se dy partitë kanë arritur marrëveshje për koalicionim, por nuk jepen detaje zyrtare. Por nga BDI hodhën poshtë pretendimet se ka marrëveshje me LSDM, dhe se sipas tyre grupet e punës po vazhdojnë bisedimet. (INA)