Muki ia bën përhajër mandatin Zoran Zaevit

Deputeti shqiptar i LSDM-së Muhamed Zekiri sot ia ka bërë përhajër mandatin liderit të tij Zoran Zaev për të formuar qeverinë e ardhshme në Maqedoni, njofton TetovaSot

Perhajer mandatari Zoran Zaev” ka shkruar Muhamed Zekiri i cili është në mbledhjen e komitetit qendror të  LSDM-së ku diskutohet për mandatin e Zaevit dhe formimin e qeverisë

LSDM-ja me me mbështetjen e BDI-së ka gjithsej 67 nënshkrime të deputetëve me të cilat duhet të marrë mandatin nga Gjorge Ivanovi dhe më pas do të fillojnë bisedimet me partitë shqiptare për shumicë parlamentare për formimin e Qeverisë, ndërsa BDI ka paralajmëruar se të hënën do të vendosë a do të jetë pjesë e Qeverisë apo do të japë mbështetje për Qeveri të pakicës./TetovaSot/