Muki mbështet fuqishëm Visar Ganiun. “Çairi fitohet pa grupet kriminale”

Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri mbështet Visar Ganiun duke goditur grupet kriminale në Çair.

“#MeVisarin sepse u deshmua se mund te fitohet edhe pa ndihmen e grupeve te caktuara kriminele qe udhehiqnin BDI-ne ne Çair e qe pesuan rend me 11 dhjetor

#MeVisarin sepse vendi i bandave nuk eshte ne shoqeri po duhet perfunduar atje ku e kane vendin

#MeVisarin sepse duhet ti jepet shans njerezve qe dijn dhe kane kapaciet per te udhehequr institucionet

#MeVisarin sepse do te kete mbeshtetjen e plote edhe te kryetarit te ri te Shkupit Petre Shilegov

#MeVisarin sepse bashke do te ndryshojm Çairin

#MeVisarin sepse nuk duhet lejuar te fitoje kandidat i cili ka perkrahjen e VMRO DPMNE-se” ka shkruar Muhamed Zekiri