Mund të dështojnë bisedimet BDI-LSDM, shkaku gjuha shqipe

Mund të dështojnë bisedimet për themelimin e qeverisë së re mes LSDM-së dhe partive shqiptare. Pengesë për këtë mund të jetë pikërisht ajo që besohej se me LSDM do jetë më e kalueshme. Gjuha Shqipe nuk pranohet nga LSDM. Zaev dhe grupi i tij, kanë propozuar një ligj deri tek partitë shqiptare, i cili nuk dallon shumë nga ligji aktual. Ata propozojnë që funksionerët shqiptarë të mund të flasin në gjuhën e tyre, por jo edhe institucionet e shtetit.

Burime te portalit TetovaSot flasin se ky ligj nuk është pranuar nga Ali Ahmeti dhe nga Aleanca, ndërsa nga Lëvizja Besa edhe pas këtij propozimi, shprehen se do të përkrahin Zaevin.

Madje, ligji për gjuhën shqipe që VMRO-ja e kishtë propozuar derisa e kishte mandatin, ka qënë shumë më i avancuar sesa ky i LSDM-së. Arsyetimi për këtë ligj të dobët, siç thuhet nga burime partiake, janë zgjedhjet e ardhshme lokale që mbahen së shpejti dhe ku Zaev nuk do të humbë terren në kampin maqedonas.

Pritet së shpejti edhe reagimi i deputetëve shqiptarë të LSDM-së, se a do pajtohen me këtë propozim ligj apo do të bëjnë ndryshimet e nevojshme për tu sjell ligji i shumëpërfolur i përdorimit të gjuhës zyrtare./TetovaSot/