Mund te kemi perseri zgjedhje te parakohshme parlamentare ne pranvere

Paqartësia politike në Maqedoni po vazhdon, duke i pasur parasysh rezultatet e ngushta, deklaroi euro deputeti, Tonino Picula, i cili të dielën i vëzhgonte zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, transmeton TetovaSot.
“Rezultatet zgjedhore treguan vazhdimin e polarizimit të lartë dhe të ndarjes politike të shoqërisë në Maqedoni. Në këtë moment po sundon paqartësia se si do të jetë rezultati përfundimtar. Dallimi është margjinal midis VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së”, deklaroi Picula.
Picula nuk e hodhi poshtë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja të parakohshme, pasi që kjo gjë nuk është edhe aq jo reale.
“ A do të ndodh kjo gjë vitin e ardhshëm, ndoshta në kombinim me zgjedhjet lokale që duhet të mbahen në pranverë, për momentin nuk është e qartë”, theksoi Picula.
Në pyetjen nëse BE-ja do t`i bëje presione partive politike shqiptare që të mos futen në koalicion me Nikolla Gruevskin, Picula theksoi se kjo gjë është vështirë të thuhet, por shtoi se disa po përmendin anë amerikane, e cila sigurt është e interesuar për ngjarjet në Maqedoni.