Murtezani: Parregullsi të shumta në të gjitha vendbanimet shqiptare

Zëdhënësi i shtabit zgjedhor Orhan Murtezani, në një dalje për media tha se gjatë procesit të votimit janë evidentuar një morri shkeljes dhe presionesh nga ana e partisë shqiptare në pushtet BDI.

Ai numëroi shumë shembuj në lidhje me pengimin e lirë të votës pothuajse në të gjita vendbanimet shqiptare.

  “Këto shembuj që i cekëm tregojnë se në çfarë kushtet janë zhvilluar këto zgjedhje dhe janë dëshmi se koalicioni ‘Rilindje me BESË’ është dëmtuar jo më pak se 50 për qind nga numri i votuesve”, tha Murtezani, raporton SHENJA.