Mustafa në Holandë, merr përkrahje për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë sot pjesë në samitin e liderëve të shteteve dhe të partive anëtare të Partisë Popullore Evropiane, që u zhvillua në Mastriht të Holandës.

Të pranishëm ishin liderët e shumë shteteve dhe qeverive të BE-së, duke përfshirë Kancelaren Angela Merkel, presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, Presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Mustafa, nëpërmjet një shkrimi në faqen e tij zytare në Facebook, ka bërë të ditur se është takua edhe me kryesuesin e Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber, me të cilin ka biseduar në mënyrë të veçantë për çështjen e liberalizimit të vizave.

Mustafa ka thënë se ka kërkuar përkrahjen e Grupit të EPP-së, si grupi më i madh në Parlamentin Evropian, për proceset eurointegruese, duke përfshirë liberalizimin e vizave, për qytetarët e Kosovës.

Kryeministri ka bërë të ditur se është takuar edhe Presidentin e EPP-së, Joseph Daul, i cili theksoi përkrahjen e mëtejme të familjes se partive evropiane të qendrës së djathtë për proceset eurointegruese të Kosovës.