Mustafa: PDK mashtroi për themelimin e ushtrisë dhe pengoi liberalizimin e vizave

Kryeministri në detyrë njëherësh kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka akuzuar partnerin e deritanishëm qeverisës PDK-në se ka penguar liberalizmin e vizave si dhe ka mashtruar qytetarët për themelimin e ushtrisë.

Mustafa ka shkruar në Facebook se Kosovës i nevojitet një qeverisje evropiane.

Postimi i Mustafës

Kosovës i nevojitet një qeveri dhe qeverisje evropiane. Qeveri e cila i ka dyert e hapura në Evropë dhe SHBA, dhe nuk diktohet nga asnjë vend fqinj.  Populli e di se kush e pengoi liberalizimin dhe kush e mashtroi me themelimin e ushtrisë. As njëra dhe as tjetra nuk bëhen me deklarata parazgjedhore e as me protagonizëm dhe sidomos nga ata që penguan.