Mustafa udhëton për në Londër, “shpëton” koalicionin nga shpërbërja!

Pavarësisht situatës së krijuar në skenën politike në vend, pas presionit të PDK-së ndaj LDK-së për prishje të koalicionit qeverisës, nëse dështon në përmbylljen e temave të mëdha, siç është çështja e Demarkacionit, Kryeministri i Kosovës Isa Musafa vazhdon të sillet ashtu sikurse raportet ndërmjet partive në koalicion janë në ‘dyzen’.

E këtë gjë po e dëshmon edhe udhëtimi i tij drejtë Londrës, i planifikuar për nesër së bashku me Ministrin e Financave Avdullah Hoti, ku sipas një njoftimi të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, atje pritet të nënshkruajnë një marrëveshje e cila ka të bëjë me bashkëpunimin me Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim në sektorin e financimit.

Por, nga LDK-ja mohojnë se Kryeministri Mustafa përmes vizitës në Londër është duke ju shmangur presionit të PDK-së për prishje të koalicionit