Myanmar u bën thirrje myslimanëve të ndihmojnë në kapjen e kryengritësve

Institucionet e Myanmar’it u kanë bërë thirrje myslimanëve në jugperëndimin të bashkëpunojnë në kërkim të kryengritësve që kanë sulmuar ushtrinë dhe policinë. Sipas shtetit me shumicë budiste, sulmet ndaj ushtrisë prej myslimanëve kanë çuar në dhunën më vdekjeprurëse për pakicën pakicës rohingya në këtë shtet.Agjencitë humanitare vlerësojnë se rreth 73 mijë myslimanë rohingya kanë ikur nga Myanmari në vendin fqinj, Bangladesh, që prej shpërthimit të dhunës javën e kaluar, ka thënë Vivian Tan, zëdhënësja rajonale e UNHCR-së për Reuters, përcjell Express.Qindra refugjatë tjerë e ecur në këmbë nëpër fusha të orizit nga lumi Naf, që i ndan dy vendet, për të kaluar në Bangladesh.

Përleshjet dhe kundërofensivat e ushtrisë i kanë lënë 400 njerëz të vdekur në dy javët e fundit