Myslimanët japin donacion prej 10 tonësh ushqim për personat në nevojë për Krishtlindje

Mijëra myslimanë në Londër kanë dhënë një donacion prej 10 tonësh ushqim për njerëzit e pastrehë për Krishtlindje.

Mijëra njerëz morën pjesë në një takim bamirësie në një xhami në lindje të Londrës, ku bën dhe mblodhën donacione. Sipas London Evening Standard, në total 7.500 njerëz kanë marrë pjesë, transmeton Express.

Pas faljes së xhumasë, vullnetarët kanë mbledhur ushqimin, që përfshinë, oriz, pasta, drithë, ushqime të konservuara dhe gjera të tjera.

Donacionet kanë ardhur nga bizneset lokale, kolegjet, shkollat dhe universitetet.

Këto donacione do t’iu dhurohen personave vendorë në nevojë, përfshirë edhe atyre që jetojnë në rrugë.

Por, më shumë se 90% e ushqimit do t’i dhurohet njerëzve të cilët nuk janë të besimit islam./Express/