‘Myzhde’ te Reali, vjen për teste mjekësore talenti 45-milionësh (Foto)

'Myzhde' te Reali,  vjen për teste mjekësore talenti 45-milionësh (Foto)

Vicinius Junior është për teste mjekësore te Real Madrid.

Gjigani spanjoll ka arritur marrëveshje me Flamengon për super yllin brazilian Vicinius Junior për 45 milionë euro, shkruan IndeksOnline.

16-vjeçari do të përfundojë testet mjekësor te ‘Los Blancos’ dhe do të rikthehet për të luajtur te Flamengo edhe për dy vite deri në kohën kur lojtari t’i mbush 18 vjet.

Në garë për shërbimet e brazilianit ishin edhe Barcelona, Bayern Munich dhe Liverpool. /IndeksOnline/