“Na vdiq vogëlushi, ministri juaj i Shëndetësisë nuk na ndihmoi”, shikoni si reagon Rama

 

Kryeministri Edi Rama pas takimit që pati me simpatizantë të pasrisë socialiste në Burrel, ai u ul duke biseduar me qytetarë të thjeshtë matjanë që i paraqitën problemet dhe hallet e tyre.

Një ndër ta ishte dhe nëna e dy fëmijëve Flutura Kola, e cila iu përgjërua kryeministrit Edi Rama që ta ndihmonte pasi djali i saj i madh ishte i sëmurë prej 11 vitesh. Nga ana e tij Edi Rama I kërkoi numrin e telefonit duke i thënë se do ta marrë në konsideratë si rast. Rama në këtë takim ishte i shoqëruar dhe nga ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

I gjithë aktiviteti i tij u transmetua live në rrjetin social të kryeministri në “Facebook”. Por sikundër ndodh, shumë qytetarë i kanë shkruar dhe komentuar. Një ndër to i thotë që e falënderon që Rama nese do ta ndihmojë fëmijë që është sëmurë. Por në të njëjtën kohë i kujton se ata kanë humbur një vogëlush dhe pse gjithë Shqipëria u ngrit në këmbë për ta ndihmuar, por ministri i shëndetësisë nuk e ndihmoi fare.

Qytetari: Flm nga ana ime Z.Edi Rama qe do e ndihmosh kete femije qe qenka i semure. E humben nje vogelush qe i ngrejti gjithe shqiptaria ne kembe per ta ndihmuar dhe ai ministri juaj i shendetesise nuk e rruajti fare , te pakten kete mos ta humbasim.

Rama:Nuk eshte aspak e vertete kjo qe thua Blerim

“Më mirë të dëgjosh plakun në Parlament sesa…” shikoni si i përgjigjet Rama qytetarit

Një statuset që publikon kryeministri Edi Rama në Facebook’ të shumtë janë qytetarët që i komentojnë.

Një qytetarë i shkruan se është më mirë që të dëgjo plakun duke nënkuptuar Sali Berishën sesa të dëgjosh deputetët e sotëm. Por e menjëhershme ka qenë përgjigjja nga ana e kryeministrit i cili i jep te drejte.

Qytetari: Me mir te nigjosh ket plakun ne palarment se sa kta deputetet e sotem

Rama: 😂😂😂 e drejte

‘Po i hipnotizon njerëzit, ua bën mendjen p*rdhë’, Rama: Lumadhi ti që…

Takimi i fundit që kreu i qeverisë zhvilloi në Dibër dhe u transmetua direkt nga faqja e tij e FB nuk ka kaluar pa vemendjen e ndjekesve te tij ne rrjetin social.

Mes morisë së komenteve, shumë e akuzojnë për premtime fushate, se i ka harruar njerëzit, se nuk ka mbajtur premtimet, të tjerë se po ua bën mendjen p*rdhë, e po i hipnotizon pa berë asnjë punë e dikush tjetër e paralajmëropn të mos i prekë shqiptarët në nder, duke i kujtuar batutat që bën për gratë.

REPLIKAT

Komentuesi: Mos shkoni tu u tregu prralla Dibraneve por beju rrugen e Arberit qe va ke premtu!

Rama: Mevlan, se cfare u tregoj une dibraneve dine ta peshojne mire ata mos va qa hallin ti, po mundohu te flasesh me edukate se e ke per veten tende jo per mua! Procedura per kontraten e ndertimit te rruges se Arberit eshte drejt finalizimit, por cka nuk u be per 100 vjet, nuk duhet kerkuar te behet per 44 mua

Komentuesi: Po ca fitore me po ky osh bo si gjarper.po i hipnotizon njerzit.bone cat rugen e arberit se na keni lodh.se dibront e bejn vet shtetin

Rama: Hahahahah po mor po, hipnotizohen kollaj ata burra po keq per ty qe s’i njihke hiq

Komentuesi: Ja beri fshatarve mendjen pordh …
Kaq e kan keta … tani enderojn dikur jan ne planet tjeter hehehehehehe

Rama: Qirie Panos, ata te japin ty uje ne bisht te luges dhe ta bejne veturen te te duket si mushke o lumadhi ti qe paske gjetur edhe mbiemer me kotos ne fund, tamam kot flet

Komentuesi: nuk xhete naj batut me pun grash dhe atje !!!!mos i prek shqiptaret ne nder dhe ne dinjitet ne menir direkte se do hash noj te shar ne publik si te te vij menja verdall ,po ti je kac i zgjuar i studjon njerzit pa fol ,

Rama: Ah i shkreti ti per nderin tend, po kam te drejte une kur them qe burrat e kane marre ne qafe kete vend historikisht jo grate