Naile Elezi zgjidhet nënkryetare e Klubit të grave, pjesë e Organizatës Humanitare “International Inner Wheel”

Kryetarja e forumit të gruas në BDI, Naile Elezi zgjidhet nënkryetare e Klubit të grave, pjesë e Organizatës Humanitare “International Inner Wheel”

Kjo organizatë, është organizata më e madhe humanitare e grave në botë ku javën e kaluar në Shkup e themeloi Klubin e grave nën emrin “Inner Wheel Europea Shkup” , ku si nënkryetare e këtij klubi u zgjodh Naile Elezi.

Inner Wheel International është themeluar në Manchester të Anglisë në vitin 1924 nga z-nj. Margarette Golding .Kjo organizate sot numëron 150.000 anëtare, gra të fuqishme në më shumë se 100 shtete dhe është e përfaqesuar ne Kombet e Bashkuara në New York, Gjenevë dhe në Vienë , dhe merret kryesisht me problemet që i tangojnë gratë, fëmijet dhe grupet vulnerabile.

Në takimin e grave që u mbajtë në Shkup takim i udhëhequr nga kryetarja e Districtit për Maqedoninë , z-nj. Aneta Pesheva morri pjese delegacioni i larte i Organiztates IWI , i perfaqesuar nga vet kryetarja e Inner Wheel International z-nj. Sharlot de Vos ,si dhe përfaqesuese të klubeve nacionale të BE-së edhe atë të Austrise z-nj Gabriel Shrumpf, klubit nacional nga Gjermania z-nj. Brighit Kohler nga Kroacia z-nj. Sandra Neretnjakovic, z-nj.Meri Shuman Tomiq si dhe përfaqsuesve të bordit të drejtoreëve të IWI. z-nj Xhannet Dionixhi nga Italia dhe z-nj. Neli Bratoeva nga Bullgaria.

Ndryshe Klubin e ri “Inner Wheel Shkup Europea” e përbëjnë 16 anëtare kurse detyra kryesore e klubit është zgjerimi dhe angazhimi për humanizem.