Naim Abazi gjunjëzohet para Gjyste Vulës (Video)

Naim Abazi dhe Gjyste Vulaj kanë dhuruar spektakël në xhirimet e vitit të ri.
 

Ka dy ditë që xhirimet e programit festiv në RTV 21 kanë filluar. Në natën e ndërrimit të motmoteve do të keni mundësinë të shihni një program fantastik për vitin 2017-të.

Ne kemi shkëputur vetëm një pjesë interesante nga xhirimet, ku shihet këngëtari Naim Abazi teksa vallëzon me Gjyste Vulajn. Abazi gjunjëzohet duke duartrokitur, teksa Gjystja kërcen dhe dridhet para tij, shkruan rtv21.tv

Ndërkaq nesër në kuadër të magazinës “Bon Bon” në RTV 21, do të mund të shihni prapaskenat gjatë xhirimeve të programit festiv.

Kujtojmë se magazina “Bon Bon” fillon në orën 16:00.